Hitaj: SPAK të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët që dalin nga sistemi, gëzojnë miliona dollarë të vjedhura nga korrupsioni

Hitaj: SPAK të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët që dalin nga sistemi, gëzojnë miliona dollarë të vjedhura nga korrupsioni

Analisti dhe gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se SPAK nuk duhet të fokusohet vetëm tek politikanët. Ai shtoi se SPAK duhet të shqyrtojë edhe gjyqtarët dhe prokurorët që dalin nga sistemi, të cilët sot vazhdojnë të gëzojnë miliona dollarë të vjedhura nga korrupsioni. “Ka një mbyllje syri ndaj të vetëve, duhet edhe autopastrimi. E kam fjalën për ata që kanë lënë sistemin. Disa prej tyre janë në Kuvend me miliona dollarë; ne nuk dimë nga i kanë marrë. Unë bie dakord se ka një problem në këtë mes, sepse duket sikur kjo është beteja për fitore të shpejta”, tha Hitaj.