“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

Gjatë foltores së Partisë Demokratike, në Kurbin një demokrat ka kritikuar Sali Berishën për koalicionet. Sipas tij, këto parti i marrin vota PD-së dhe më pas dalin kundër saj. ‘Pse duhet të votojmë partinë e çamëve, paritë e vogla? Çfarë lidhje kam unë si demokratë me koalicionet, hiqni koalicionet, hiqni se na vjedhin votat, sa të marrin votat dhe të bëhen deputetë Mesila Doda na del kundra, pra na dalin kundra’, tha ai. Berisha tha se koalicioneve janë të rëndësishme ‘për të fituar përballë kësaj diktature’. ‘Koalicionet janë të dobishme si një garanci për mospërqëndrimin e të gjitha pushteteve në një parti dhe në një njeri. Në kushtet e një diktaturë autoritare që nuk bënë zgjedhje por farsë elektorale, kur opozita s’ka rrugë tjetër përveç...