Hipokrizia e Edi Rames/ Porosia: Te mbahet SPAK larg nga oborri i pushtetit

Hipokrizia e Edi Rames/ Porosia: Te mbahet SPAK larg nga oborri i pushtetit

Qeveria shqiptare duket se po hyn në një përplasje të hapur me sistemin e drejtësisë , ndërsa shumica socialiste ka vendosur të rrëzojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku. Ky vendim, i cili pritet të formalizohet në seancën e ardhshme parlamentare, po shihet nga opozita si një goditje e rëndë ndaj reformës në drejtësi dhe një pengesë direkte në rrugën e integrimit evropian të vendit. Sipas Drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, që ishte i ftuar në një intervistë, ky akt shënon “formalizimin e përplasjes” së qeverisë Rama jo vetëm me drejtësinë, por edhe me vetë projektin e anëtarësimit në BE. Ai argumenton se mazhoranca po zbaton një standard të dyfishtë, ku reforma në drejtësi është e pranueshme vetëm...