Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, opinionisti Dritan Hila komentoi shkarkimin e Elisa Spiropalit dhe emërimin e Ferit Hoxhës në postin e Ministrit të Jashtëm. Sipas tij, Hoxha duhet ta kishte marrë prej kohësh postin e Ministrit të Punëve të Jashtme. Sakaq, Hila theksoi dhe e lavdëroi Hoxhën si një person i cili është pa ngjyra politike dhe mund ta bëjë më së miri këtë pozicion. “Ferit Hoxhën e njoh prej kohësh sepse është një nga diplomatët më të mirë që ka Shqipëria. Ka qenë një ndër pikat kyçe të Shqipërisë, ka qenë në Francë, ka qenë në Belgjikë, ka qenë në OKB në disa momente të nxehta, le të themi, kur janë votuar rezoluta të ndryshme. Është një njeri që duhet ta...