“Hije të forta dyshimi”/ Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta në shkelje të ligjit

“Hije të forta dyshimi”/ Investimet strategjike, Bozdo: Dokumentet po mbahen të fshehta në shkelje të ligjit

Nënkryetari demokrat i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Eno Bozdo, deklaroi se sipas tij, institucionet qeveritare refuzojnë të bëjnë transparencë për disa investime strategjike. Bozdo paralajmëroi përballjen me drejtësinë të çdo titullari që, në shkelje të ligjit, nuk jep informacionin e kërkuar nga ligjvënësit. “Informacioni i kërkuar ka lidhje me dokumente zyrtare vlerësuese në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore nga aplikuesi, marrëdhëniet e pronësisë së truallit, aftësitë financiare të investitorëve, si edhe lejet dhe licencat e përfituara. Mosdhënia e asnjë informacioni hedh hije të forta dyshimi mbi këto projekte, të cilat, nëse do të ishin në përputhje me ligjin, nuk do të kishin asnjë arsye që dokumentet e tyre të mos viheshin në dispozicion. I bëj thirrje Komisionerit për të Drejtën e Informimit Publik të...