Hidrovoret dhe kanalizimet jashtë funksionit/ Përmbytjet i kushtojnë shtrenjtë ekonomisë së vendit

Hidrovoret dhe kanalizimet jashtë funksionit/ Përmbytjet i kushtojnë shtrenjtë ekonomisë së vendit

Hidrovoret dhe kanalizimet jashtë funksionit/ Përmbytjet i kushtojnë shtrenjtë ekonomisë së vendit Që prej viteve 1950 deri në ditët e sotme është regjistruar një rënie e lehtë e reshjeve mesatare vjetore, por nga ana tjetër, përmbytjet janë shtuar dhe janë shndërruar në rrezikun më të shpeshtë klimatik në Shqipëri gjatë tre dekadave të fundit. Dokumentet shkencore të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se nga mesi i shekullit të kaluar deri në fillim të kësaj dekade, reshjet vjetore kanë rënë me rreth 2–5%, por nga ana tjetër, nga vitet 1990 Shqipëria ka përjetuar dhjetëra ngjarje përmbytjeje me ndikim të konsiderueshëm, me të paktën 1–2 përmbytje të mëdha në vit në nivel kombëtar, teksa dëmet nga ky fenomen natyror vlerësohen në 2.3 miliardë dollarë. Ndryshimet klimaterike mund të...