Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Hetimet/ SPAK kontrolle te biznesmenët që kanë fituar miliona nga Balluku
Prokuroria e Posaçme vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe personat e tjerë të hetuar në këtë dosje Burime konfirmojnë se kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK, dhe pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe biznesmenë të cilat kanë fituar tendera për lotet e Unazës. Mësohet se kontrollet e SPAK janë përqendruar në 3-4 kompani të cilat kanë marrë shumicën e tenderave të Ministrisë së drejtuar prej Ballukut, mes të cilave edhe kompani që kanë marrë koncensione me vlerë miliona euro. Deri tani nuk konfirmohet për masa sigurie, ndërsa kontrollet po mbështeten nga Policia e Shtetit. Në dosjen drejtuar Parlamentit ku kërkon leje për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, Prokuroria e Posaçme thotë se...