Hetimet për Ballukun/ SPAK i sekuestron telefonin drejtoreshës së re të KESH

Hetimet për Ballukun/ SPAK i sekuestron telefonin drejtoreshës së re të KESH

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar një seri kontrollesh në banesa dhe biznese të personave të afërt me zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Sipas raportimeve janë kryer rreth 34 kontrolle në kuadër të një hetimi që, sipas gazetares Klodiana Lala, është intensifikuar dhe pritet të pasohet me paraqitje të provave të reja në Kuvend, përfshirë edhe kërkesë për autorizim arrestimi. Mes personave ndaj të cilëve janë ushtruar kontrolle është edhe Viola Haxhiademi, aktualisht drejtoreshë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Asaj i është sekuestruar për herë të dytë telefoni celular, ndërsa janë marrë gjithashtu pajisje elektronike dhe dokumente nga banesa e saj. Më herët, Haxhiademi ka mbajtur postin e Sekretares së...