Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, Partia Socialiste pritet të vendosë një qëndrim unanim të grupit parlamentar. Edhe në emisionin “Trialog” në RTSH, diskutimi u fokusua pikërisht mbi këtë çështje, ku avokati Gentjan Romano deklaroi se nuk ka prova të reja në dosje. Sipas tij, provat e SPAK janë prova ekzistuese në dosje që para se zv.kryeministrja të merrej në cilësinë e të pandehurës dhe se në mbledhjen e Këshillit të Mandateve nuk janë paraqitur prova të reja. “Prova të reja nuk ka, provat SPAK i ka pasur që para se të merrej në cilësinë e të pandehurës Balluku. Provat që janë vlerësuar nga ana e SPAK për të paraqitur kërkesën para...