“Hetim për situatën”/ Denoncimi i Korreshit: Skandal ne Spitalin e Lushnjes, kushtet rrezikojnë jetën
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një situatë që e cilëson skandaloze në Spitalin e Lushnjes, duke paralajmëruar rrezik serioz për jetën e punonjësve dhe pacientëve. Në një reagim publik, Korreshi deklaron se është vënë në dijeni të disa dokumenteve dhe relacioneve të punonjësve të repartit të oksigjenit, ku sipas tij evidentohet mungesë e theksuar e kushteve të sigurisë teknike. Sipas shkresës së datës 13 dhjetor 2024, specialistët kanë paralajmëruar për rrezik maksimal dhe mundësi katastrofe për shkak të kushteve në repartin e gazeve mjekësore. Në dokumente përmenden edhe incidente të mëparshme, përfshirë shpërthime bombulash dhe dëmtime në rrjetin shpërndarës, ku sipas pretendimeve është rrezikuar jeta e punonjësve. Po ashtu, punonjësit kanë ngritur shqetësime për mungesë pajisjesh kundër zjarrit dhe për ruajtjen e...
Burimi:
sot.com.al