Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Heshtja sot, bashkëfajësi”/Rama po sulmon drejtësinë për të mbrojtur Ballukun, deputeti Gjunkshi: Prania është qëndrim
Teksa sot është protesta kombëtare e opozitës, deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi iu bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje. Në një reagim në rrjetet sociale, Gjunkshi thekson se sot është një thirrje për dinjitet dhe drejtësi. Sipas demokratit, Rama ka zgjedhur të sulmojë drejtësinë jo për interesin publik, por për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe aferat e njerëzve, shërbëtorë të tij, mes tyre edhe Belinda Balluku. Reagimi i plotë: Sot, ora 18:00, qytetarët kanë fjalën. Sot nuk është thjesht një protestë opozitare. Sot është një thirrje për dinjitet, për drejtësi. Edi Rama ka zgjedhur të sulmojë drejtësinë jo për interesin publik, por për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe aferat e njerëzve, shërbëtorë të tij, mes tyre edhe Belinda Balluku. Kur drejtësia afrohet, pushteti dridhet....