“Heshtja e socialistëve është bashkëfajësi”, Këlliçi: SPAK faktoi kërcënimet e Ballukut ndaj dëshmitarëve të saj
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, duke hedhur akuza të forta ndaj Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Këlliçit, faktet e paraqitura nga SPAK në Kuvend tregojnë se Balluku ka kërcënuar dëshmitarë përmes personave të lidhur me krimin, si dhe ka tentuar t’i korruptojë ata me para që, sipas tij, burojnë nga afera korruptive. Deputeti demokrat thekson se këto pretendime janë të mjaftueshme jo vetëm për heqjen e imunitetit të saj, por edhe për dorëheqjen e kryeministrit. “Këto dëshmi vërtetojnë mënyrën se si operon kjo qeveri, përmes krimit dhe korrupsionit,” shkruan ai, duke shtuar se heshtja e përfaqësuesve socialistë përbën, sipas tij, bashkëfajësi. Këlliçi akuzon gjithashtu anëtarët e Këshillit të Mandateve, të cilët sipas tij...
Burimi:
sot.com.al