‘Heshtja’ e Ballukut gjatë hetimit nga SPAK, gazetari: Nuk është rastësore! Strategji e përbashkët me Ramën

‘Heshtja’ e Ballukut gjatë hetimit nga SPAK, gazetari: Nuk është rastësore! Strategji e përbashkët me Ramën

Gazetari Flogert Muça, i ftuar në një studio televizive ka komentuar situatën politike dhe qëndrimin e Belinda Ballukut, ndërsa ajo është nën hetim nga SPAK, i cili ka kërkuar arrestimin e saj. Sipas Muçës, heshtja publike e Ballukut nuk është rastësore, por pjesë e një strategjie të përbashkët komunikimi me kryeministrin Edi Rama. “Heshtja e Ballukut është pjesë e strategjisë së përbashkët të komunikimit të Ramës dhe Ballukut. Në gjithë këtë histori strategjia është që Balluku të mos flasë sepse është nën hetim. Kjo është pjesë edhe e strategjisë politike të përbashkët me veprimet që kanë ndërmarrë,” u shpreh ai. Muça theksoi se kryeministri ka vërejtur, sipas tij, një qasje më të ashpër nga SPAK dhe për këtë arsye ka nisur të marrë masa mbrojtëse...