“Hero dje, tradhtar sot”, Mërtiri denoncon kontradiktat e Berishës ndaj Salianjit: Si skeç i Koço Devoles, rrezikojnë..

“Hero dje, tradhtar sot”, Mërtiri denoncon kontradiktat e Berishës ndaj Salianjit: Si skeç i Koço Devoles, rrezikojnë..

Analisti politik Ergys Mërtiri ka reaguar në Facebook pas takimeve të zhvilluara sot nga Sali Berisha dhe Ervin Salianji, duke përshkruar situatën si një dramë brenda Partisë Demokratike. Sipas Mërtirit, Berisha ka lajmëruar një foltore emergjente në Kombinat në të njëjtën orë kur Salianji zhvillonte takimin në Lezhë, një manovër që analisti e sheh si tentativë për të dubluar kundërshtarin dhe për t’i marrë kohën televizive. Mërtiri vlerëson se Salianji, që prej nisjes së lëvizjes së tij politike, ka përcaktuar në çdo hap agjendën e Berishës, përfshirë protestat, foltoret në rrethe dhe analizën e zgjedhjeve pas humbjes. Ai kritikon sulmet e Berishës ndaj Salianjit, duke i cilësuar qesharake dhe kontradiktore: “Ai që pak javë më parë konsiderohej hero i burgosur politikisht nga regjimi i Ramës,...