‘Heqja e imunitetit’/ Këlliçi: Nëse bie Balluku, drejtësia shkon te zyra e kryeministrit
Belind Këlliçi komentoi zhvillimet rreth çështjes së Belinda Ballukut dhe debatit për heqjen e imunitetit të saj. Sipas tij, rasti i Ballukut është ndryshe nga rastet e tjera të zyrtarëve të lartë të përfshirë në hetime, pasi kjo çështje, sipas Këlliçit, prek drejtpërdrejt kryeministrin. “Nëse bie Balluku, nuk ka më pengesë që drejtësia të shkojë te zyra e kryeministrit. Me të ka shkuar te kabineti më i afërt i tij.”– tha ai.Deputeti tha se afera e tunelit të Llogarasë është elementi kyç, duke kujtuar se takimet për projektin nuk janë zhvilluar vetëm nga ish-ministrja, por edhe në praninë e kreut të qeverisë. Sipas tij, kjo e bën çështjen politike dhe jo individuale. Ai foli edhe për mënyrën si u zhvillua votimi në Këshillin për Rregulloren dhe...
Burimi:
ntv.al