Hedhja e molotovëve te Kryeministria/ Lëndohen dy policë, një fotograf dhe një protestues

Hedhja e molotovëve te Kryeministria/ Lëndohen dy policë, një fotograf dhe një protestues

Partia Demokratike organizoi këtë të hënë një protestë para Kryeministrisë. Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryetarit të saj, Sali Berisha, drejt godinës së kryeministrisë u hodhën lëndë plasëse molotov ku për pasojë u lënduan dy punonjës të Policisë së Shtetit, një fotograf dhe një protestues. Policia ka shoqëruar deri më tani tre persona ndërsa pas përfundimit të protestës, në zonë mbërritën ekspertët e kriminalistikës, të cilët po kryejnë veprimet hetimore dhe po mbledhin prova për dokumentimin e shkeljeve ligjore në protestë.