Hasimja rendit 11 arsye: Ja pse Rama nuk është aq i fortë sa duket, 83 mandatet janë iluzion!

Hasimja rendit 11 arsye: Ja pse Rama nuk është aq i fortë sa duket, 83 mandatet janë iluzion!

Politologu dhe analisti i njohur, Ermal Hasimja ka reaguar pas ndryshimeve të fundit në qeveri të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama, duke i cilësuar ato si shenjë dobësie politike dhe jo si demonstrim force, pavarësisht shumicës prej 83 mandatesh në Kuvend. Sipas tij, ideja se Rama është i fortë për shkak të numrave në Parlament është një “iluzion”, pasi zhvillimet e fundit tregojnë se ai ka vepruar nën trysni të shumëfishtë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Politologu rendit disa arsye që, sipas tij, dëshmojnë këtë situatë. Ai thekson se kryeministri nuk përballoi trysninë ndërkombëtare dhe u detyrua të ndryshojë gjysmën e qeverisë vetëm gjashtë muaj pas formimit të saj. Po ashtu, sipas Hasimjes, Rama nuk arriti t’i rezistojë presionit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku,...