Hasimja nis “forumin e dialogut politik”, lëvizje për bashkimin e opozitës në një front të vetëm

Hasimja nis “forumin e dialogut politik”, lëvizje për bashkimin e opozitës në një front të vetëm

Politologu Ermal Hasimja së bashku me disa përfaqësues të shoqërisë civile shpallën sot lëvizjen e tyre për të bashkuar të gjitha partitë opozitare. Në një konferencë me gazetarët, Hasimja deklaroi se “Forumi i Dialogut Politik” do të takohet me çdo parti, pavarësisht nëse është e majtë apo e djathtë, duke nisur nga Partia Demokratike tek Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, duke synuar bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë në betejën kundër kryeministrit Edi Rama. “U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike dhe organizatave të tjera opozitare të bëhen pjesë e këtij procesi, duke lënë mënjanë interesat e ngushta politike në shërbim të mundësimit të ndryshimit të qeverisjes në Shqipëri”, tha Ermal Hasimja.  Sipas Ermal Hasimjas, 3 janë qëllimet kryesore të kësaj lëvizjeje. “Krijimin e trysnisë...