Hasimja: Bashkohuni në shesh të ndërtojmë një Shqipëri të re!

Hasimja: Bashkohuni në shesh të ndërtojmë një Shqipëri të re!

Hasimja: Bashkohuni në shesh të ndërtojmë një Shqipëri të re!Pedagogu Ermal Hasimja, në fjalën e tij në protestën kombëtare theksoi se, qytetarët nuk duhet të qëndrojnë të heshtur përballë qeverisjes që abuzon me pushtetin.Ai bëri thirrje për bashkim qytetar, për të kërkuar drejtësi të pavarur dhe zgjedhje të lira e të ndershme, duke nënvizuar se ndryshimi nuk vjen nga kafet apo divanet e rehatshme, por nga pjesëmarrja aktive e qytetarëve në shesh.Fjala e tijMirëmbrëma, Tiranë ime! Mirëmbrëma, Shqipëri! Rreth tre dekada, mbi tre dekada më parë, pikërisht te ky kalim këtu, kam qenë bashkë me tim atë. Unë ishkam qenë 15 vjeç, ai më tepër më tërhiqte nga mbrapa. Kemi qenë të gjithë duke parë përpara sampistët me qentë, me kallashnikovët, me autobotet, me bojën...