Hasani: Komisioni i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka rritur eficiencën dhe ka përshpejtuar procesin e integrimit
Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vlerësoi punën e këtij komisioni, duke theksuar se bashkimi i Komisionit të Politikës së Jashtme me atë të Çështjeve Europiane ka krijuar një qasje më koherente dhe strategjike ndaj objektivave kombëtare, veçanërisht procesit të integrimit europian. Në fjalën e tij, Hasani u shpreh se ky riorganizim ka rritur eficiencën e punës parlamentare, ka përshpejtuar procedurat për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe reformave të lidhura me integrimin, si dhe ka shmangur fragmentimin institucional. Sipas tij, Kuvendi i Shqipërisë sot jep një mesazh të qartë brenda dhe jashtë vendit se flet me një zë të vetëm për integrimin në Bashkimin Europian, duke ndjekur praktika të ngjashme me disa parlamente europiane. Duke iu referuar punës së deritanishme,...
Burimi:
vizionplus.tv