Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Harta digjitale po tjetërson frikshëm pronat’, Abilekaj: Siguria kombëtare në dorë të dy personave në kërkim
Harta digjitale po tjetërson frikshëm pronat’, Abilekaj: Siguria kombëtare në dorë të dy personave në kërkim! Një skandal i thellë ka përfshirë sistemin e kadastrës dhe sigurisë kombëtare, ku prona të qytetarëve manipulohen dhe zhduken përmes ndërhyrjeve në sistemin digjital. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, gazetari Enton Abilekaj, duke u ndalur në raste konkrete gjatë diskutimit mes panelistëve të ftuar, tha se ky pranim flagrant tregon se të dhënat e pronësisë janë lehtësisht të manipulueshme, duke lënë pronarët legjitimë në mëshirën e fatit. Në qendër të kësaj skeme të mirëfilltë kriminale, sipas Abilekajt, qëndrojnë individë dhe kompani që, edhe pse disa prej tyre janë në kërkim nga drejtësia, vazhdojnë të kenë në duar kontrollin e plotë të infrastrukturës kritike të...