“Hapni rrugë kërkesës së prokurorisë”/ Kuvend, Bardhi akuza mazhorancës: Tërhiqni propozimin…
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po shkel Kushtetutën për të mbrojtur ministrat dhe zyrtarët e saj, duke iu referuar vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që, sipas tij, rrëzoi me votim unanim 8 me 0 qëndrimin se pezullimi i ministrave lidhet me imunitetin e tyre. Bardhi theksoi se vendimi i Kushtetueses i ka dhënë përgjigje edhe çështjes së imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke sqaruar se Kuvendi duhet vetëm të verifikojë nëse ka motivim politik në kërkesat e drejtësisë. Në këto kushte, ai i kërkoi mazhorancës të tërheqë propozimin për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, që e cilësoi antikushtetues, dhe t’i hapë rrugë kërkesës së prokurorisë. Fjala e plotë: Seanca plenare ka...
Burimi:
sot.com.al