Hani shokët e mi por jo mua/ Bushati: Rama po kërkon të negociojë, ndjen rrezik
Gazetari Andi Bushati ka analizuar fjalimin e Edi Ramës në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Bushati tha se fjalimi i Ramës për drejtësinë dhe SPAK, është një tentativë për negocim, jo me SPAK, por me ndërkombëtarët pasi e ndjen rrezikun që mund t’i vijë nga jashtë. Bushati tha se Rama kërkon t’ju thotë ndërkombëtarëve se besimi te reforma në drejtësi po shkërmoqet në publik, por ai mund ta shpëtojë dhe garantojë reformën. “Fjalimin e Ramës e pashë si ftesë për negocim. Jo me SPAK-un, sepse ai e di që për një mijë vjet nuk i vjen e keqja nga SPAK. Ai mendon se e ka përtej kufijve rrezikun. Rama tha, më thirrën shokët socialistë dhe më kërkuan se ti je fajtori që i ke hapur kaq...
Burimi:
ntv.al