“Halli i Ramës të mbrojë Ballukun!”/ Blushi: Pas xhiros me helikopter, sot zgjodhi të fluturojë me presh
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për shkatërrimin e rrugës Librazhd-Prrenjas, që shkaktoi edhe izolimin e juglindjes. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Blushi thotë se kryeministri Edi Rama shfaqet në daljet e tij dhe broçkollit marrëzira dhe nuk merret me hallin e vërtetë të qytetarëve shqiptarë. Mesazhi i plotë: Halli i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk është halli i shqiptarëve. Halli i vërtetë i shqiptarëve është se një e treta e vendit vijon të jetë e bllokuar prej gjashtë ditësh. Teksa Juglindja mbetet e izoluar, Edi Rama shfaqet në ekran për minuta të tëra duke broçkullisur marrëzira dhe duke u shqetësuar publikisht që Belinda të mos arrestohet. Në vend të përqendrojë çdo sekondë për të zgjidhur hallin jetik të 1/3...
Burimi:
sot.com.al