“Halli i PD-së është Salianji”, Karaj: Protestat me orar nuk kanë efekt politik
Avokati Leonard Karaj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ka shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj protestave të zhvilluara me orar të përcaktuar nga PD-ja. Ai theksoi se një protestë duhet të ketë një qëllim të qartë dhe të vazhdojë derisa të arrihet rezultati i synuar. Sipas Karaj, në Partinë Demokratike protestat organizohen kur ka një problem konkret, duke nënvizuar se aktualisht çështja kryesore që ka nxitur reagimin politik është ajo e Salianjit. “Nuk jam dakord me protestat me orar. Do të bësh protestë, rri aty deri sa të ikin. Ideja është këtu, ose shkohet në protestë dhe ti ke një synim, qëllim. Qëllimi nuk është të shkojë dy orë, e po iki dhe e rrëzova Ramën. Ku e rrëzove? Kam...
Burimi:
vizionplus.tv