“Hajdutëria e tij është e thellë, ndryshe nuk do merrte masa”/ Këlliçi i kthehet ashpër Ramës: S’lejojmë Bllok të ri…

“Hajdutëria e tij është e thellë, ndryshe nuk do merrte masa”/ Këlliçi i kthehet ashpër Ramës: S’lejojmë Bllok të ri…

Deputeti i Partia Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj nismës së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për ndryshime në kod, duke e cilësuar atë si përpjekje për të garantuar imunitet për veten dhe ministrat e tij. Sipas Këlliçit, kjo lëvizje bie ndesh me frymën e luftës kundër korrupsionit dhe përbën një hap pas për Shqipërinë, duke e rrezikuar barazinë para ligjit. Ai deklaroi se me këto ndryshime, kryeministri dhe anëtarët e qeverisë synojnë mbrojtje të posaçme gjatë ushtrimit të detyrës, çka sipas tij i vendos mbi qytetarët dhe mbi ligjin. Deputeti demokrat theksoi se një vendim i tillë do ta kthente Shqipërinë në një “Republikë të Korrupsionit”, duke shtuar se shumica parlamentare mund ta miratojë nismën me votat e saj në Kuvend, siç –...