Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Habit me deklaratën e tij Dash Shehi: Po përfundojmë si Bjellorusia, institucionet janë zgavra korrupsioni
“Nëse nuk kemi ringritje gjatë kësaj pranvere që vjen, pushteti bëhet i rrezikshëm”. Këtë paralajmëroi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, sipas të cilit në të kundërt vendi ynë do të përfundojë si Bjellorusia dhe vendet e tjera postkomuniste të lindjes që nuk arritën të krijojnë demokraci. Shehi thekson se në Shqipëri po kalcifikohet e keqja dhe po kalbëzehet totalisht shteti. “Kemi shpresë këtë fundvit që prokurorët i kanë dhënë një shans shqiptare për të pastruar një pjesë të politikës. Fitoi Rama dhe kjo është e trishtueshme. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë në Shqipëri që të merrte 4 mandate. Nëse nuk kemi ringritje gjatë kësaj pranvere që vjen pushteti bëhet i rrezikshëm. Po kalcifikohet e keqja...