Guilfoyle përqafohet në mbrëmje me Ramën/ Gaz Bardhi zbulon arsyet: I kërkoi llogari…

Guilfoyle përqafohet në mbrëmje me Ramën/ Gaz Bardhi zbulon arsyet: I kërkoi llogari…

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka folur për takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Athinë, Kimberly Guilfoyle. Bardhi tha se ai i kishte verifikuar arsyet e vizitës së ambasadores Guilfoyle në Shqipëri. “Po meqenëse po merremi me komentet e veshjes, të merremi me një gjë thelbësore. Bëhet fjalë për dy investime të bllokuara nga qeveria shqiptare që lidhin Tiranën dhe Athinën, dhe ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interes strategjik. Kjo është arsyeja pse. Janë bllokuar nga qeveria shqiptare. Projekti lidhet me Athinën dhe disa vende të tjera. Pra, Bullgarinë dhe vende të tjera. Është një projekt rajonal dhe është bllokuar pjesa e këtij projekti në Shqipëri”, tha Bardhi. I pyetur se pse kjo vizitë...