Grupi i PS vendos nesër fatin e Ballukut/ Zbardhet axhenda: Mbledhja nis me fjalën e Ramës, ministrat prezantojnë…
Grupi i PS do të mblidhet nesër në 11:00 në Pallatin e Brigadave. Zbardhet axhenda e mbledhjes, e cila do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama. Në këtë mbledhje do të vendoset edhe qëndrimi i PS për Belinda Ballukun, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestim. Në mbledhje do të mbajnë fjalim edhe ministrat të cilët do të kenë në dispozicion nga 7 minuta kohë për të prezantuar një raport me punën e secilit dikaster.
Burimi:
sot.com.al