Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar
Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në atë që ai e cilësoi si një seancë “të paligjshme”, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Sipas Bardhit, seanca është thirrur jashtë ditës normale të zhvillimit të saj, që është e enjtja, dhe me një rend dite minimal që përfshin vetëm miratimin e procesverbalit dhe njoftime. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së martë, një seancë e paligjshme, e thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren e Kuvendit, jashtë ditës normale të saj (e enjte) dhe me...
Burimi:
javanews.al