Grupi i PD ankohet te McAllister: Shqipëria regres në luftën kundër korrupsionit

Grupi i PD ankohet te McAllister: Shqipëria regres në luftën kundër korrupsionit

Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi u takuan sot me Misionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian të kryesuar nga Kryetari i Komisionit David McAllister, shoqëruar nga 8 eurodeputetë të Parlamentit Europian. Në deklaratë e PD thuhet: “Gjatë takimit përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të PD kanë shprehur vlerësimin e tyre për raportin e Parlamentit Europian mbi zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit, ku u konstatua mungesa e barazisë mes palëve në zgjedhje dhe ndërhyrja e krimit të organizuar në to. Ky raport është një këmbanë alarmi për zgjedhjet në Shqipëri dhe është e domosdoshme jo thjeshtë që Parlamenti Europian ta ndjek këtë çështje, por edhe të konstatojë se pa një Qeveri Teknike që të garantojë mos ndërhyrjen e shtetit në...