‘Grabitje tokash në Lushnjë’, Braçe publikon pamjet: Policia po shpërdoron detyrën duke dalë kundër ligjit

‘Grabitje tokash në Lushnjë’, Braçe publikon pamjet: Policia po shpërdoron detyrën duke dalë kundër ligjit

Në fshatin Imshtë të njësisë Bubullimë në Lushnje, sipas deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, po ndodh një grabitje e tokës publike për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Duke ndarë pamje nga protesta e banorëve dhe përballja e tyre me policinë, Braçe akuzon këtë të fundit se “po vepron si përmbaruese e grabitjes së tokës”. Në videon e publikuar prej tij, shihet një person që u thotë bujqve “boll bërtitët”, për të cilin deputeti thotë se është “agai i ri” që synon të ndërtojë panele fotovoltaike në këtë zonë. Sipas Braçes, toka në fjalë shtrihet nga buza e lumit Seman deri te argjinatura dhe ligji “Për burimet ujore” e përcakton qartë si tokë lumi, pra tokë publike, të patjetërsueshme dhe të paparashkrueshme. Ai thotë se prej një...