Goxhaj: Qytetarët janë marrë peng, në Kuvend po dhurohet shfaqje cirku! Basha: Të ndryshojë ligji për partitë politike
Eksperti i sigurisë Dritan Goxha tha në studion e QUO VADIS se sjelljet e ashpra dhe përplasjet në politikë janë të qëllimshme për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Sipas tij, politika po përdor konfliktin dhe spektaklin për të dominuar hapësirën mediatike. Goxhaj theksoi se kjo situatë i ngjan praktikave të lashta, ku publikut i ofrohej “cirk” për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale. Ndërkohë eksperti i sigurisë Faik Basha theksoi se përplasjet në parlament nuk janë një fenomen vetëm shqiptar, pasi sipas tij institucione të tilla pasqyrojnë shpesh tensionet dhe zhvillimet e vetë shoqërisë. Sipas Bashës, një nga problemet kryesore të politikës shqiptare lidhet me mungesën e reformimit të ligjit për partitë politike. Pjesë nga biseda: Goxhaj: Deputetët e bëjnë të qëllimshme...
Burimi:
vizionplus.tv