Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në disa drejtime kyçe, që sipas ministrit lidhen me përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen infrastrukturore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit. Sipas Ministrit Gogu, një nga pikat kryesore të bashkëpunimit do të jetë adresimi i boshllëqeve ekzistuese ligjore, përfshirë çështje që lidhen me statusin e prokurorëve, kompetencat proceduriale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Po ashtu, në fokus mbeten edhe koordinimi në nivel politikash publike, si dhe konsolidimi i standardeve e praktikave që garantojnë siguri juridike dhe besim publik. Ministri e vlerësoi SPAK-un si një institucion kyç në luftën kundër...
Burimi:
javanews.al