Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, në një ceremoni të zhvilluar me praninë e drejtuesve dhe punonjësve të sistemit penitenciar. Gjatë fjalës së tij, Gogu falënderoi drejtorin në largim, Klevis Qose, për punën dhe kontributin e dhënë gjatë dy viteve në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ministri theksoi se ndryshimi në drejtim lidhet vetëm me nevojën për fuqizimin e mëtejshëm të sistemit penitenciar, në funksion të rritjes së standardeve të administrimit, të disiplinës dhe të përgjegjshmërisë institucionale. “Ky ndryshim ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit. Sot kemi nevojë për më shumë disiplinë në çdo nivel, sepse duhet të sigurojmë që qytetarët të kenë jo vetëm besim, por edhe respekt për institucionet...
Burimi:
javanews.al