Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Ministri i Drejtësisë mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për nisjen e fazës së zbatimit të projektit JURONIX, një investim i përbashkët i mbështetur nga Qeveria Shqiptare (9 milionë euro) dhe Qeveria Suedeze (2 milionë euro), që synon modernizimin digjital të administrimit të drejtësisë dhe rritjen e aksesit të qytetarëve në shërbimet gjyqësore. Në fjalën e tij, Ministri theksoi se digjitalizimi i drejtësisë nuk është thjesht modernizim teknologjik, por një instrument i drejtpërdrejtë për të arritur tre objektiva themelorë të politikave publike në fushën e drejtësisë: forcimin e garancive proceduriale dhe të të drejtave të njeriut, rritjen e efikasitetit të sistemit, si dhe kodifikimin dhe modernizimin e kuadrit ligjor në përputhje me acquis të Bashkimit Europian. Ministri nënvizoi rëndësinë e...