Goditje politike/ Erion Braçe kallëzohet në SPAK, ja për çfarë akuzohet (Dokumenti)

Goditje politike/ Erion Braçe kallëzohet në SPAK, ja për çfarë akuzohet (Dokumenti)

Një konflikt pronësie që ka zgjatur më shumë se 20 vite, duket se do të marrë zgjidhje në organin e drejtësisë, SPAK. Deputeti Erion Braçe është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga banorët e fshatit “Imshtë” të Lushnjës, të cilët ai i akuzonte pronarët e certifikuar si “mashtrues ordinerë” dhe “grabitës të tokës publike”, ndërsa dokumentet zyrtare tregojnë një realitet tjetër. Si nisi historia? Gjithçka u rindez pas postimeve të zotit Braçe në rrjetet sociale, ku ai pretendonte se toka pranë lumit Seman, e përdorur historikisht nga banorët, po grabitej nga “zengjinë të rinj”. Mirëpo, e vërteta dokumentare rezulton më komplekse. Pasuria në fjalë zotërohet me certifikatë të rregullt pronësie nga shtetasit Anduel dhe Elton Çekrezi, të cilët e kanë blerë atë në vitet 2022–2023...