“Goditje në zemër të qeverisë”/ Shkullaku: Rama s’merr oksigjen politik nga SHBA, çështja Balluku minon kryeministrin
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA dhe zhvillimet e fundit lidhur me kërkesën e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj. Shkullaku u shpreh skeptik për ndikimin real të vizitës së Ramës në SHBA në planin e brendshëm politik dhe vuri në pikëpyetje edhe përfitimet konkrete të vizitës në Uashington. Duke u ndalur te zhvillimet me SPAK-un, Shkullaku tha se kërkesa për arrest me burg ndaj Ballukut përbën një goditje direkte ndaj Ramës. Sipas tij, mazhoranca aktuale prej 85 mandatesh nuk po reflekton forcën politike që ka pasur më parë, ndërsa tensionet me SPAK-un dhe çështje të...
Burimi:
sot.com.al