“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane
Pasi maxhoranca rrëzoi me votat e saj kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, ambasada gjermane në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim se lëvizje të tilla mund të pengojnë seriozisht integrimin në BE.Në një reagim zyrtar, ambasada thekson se kusht kryesor për rrugën evropiane është goditja e korrupsionit edhe në nivele të larta. Ambasada thotë se presin që në raste të tilla, ndjekja penale të vijojë shpejt dhe pa pengesa, referuar lëvizjes së socialistëve.“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.”, thekson ambasada.REAGIMI I PLOTË I AMBASADËSLidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes...
Burimi:
sarandanews.com