“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka folur sot, 6 shkurt, edhe për pretendimin e gjyqtarëve që kërkojnë rritje të mëtejshme të pagës përmes një padie në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se 10 vite pas miratimit të Reformës në Drejtësi, nuk do duhej të ishte ky debati real teksa theksoi se sot gjyqtarët në Shqipëri kanë paga më të larta se vendet e rajonit dhe njësoj si në Greqi, vend anëtar i Bashkimit Europian. Lamallari ka nënvizuar se problemet reale të sistemit janë proceset gjyqësore që zvarriten, vakancat e pazbatuara, zgjatjet e afateve të krerëve të gjykatave dhe paraburgimi i padrejtë për qytetarët. Sipas ministrit, llogaridhënia e zyrtarëve dhe besimi i qytetarëve te drejtësia janë kyçe për forcimin e demokracisë dhe integrimin europian. “Diskutimi real duhet...
Burimi:
javanews.al