Gjyqi në mungesë për Arben Ahmetajn, përplasje mes avokatit dhe prokurorit të SPAK

Gjyqi në mungesë për Arben Ahmetajn, përplasje mes avokatit dhe prokurorit të SPAK

Gjyqi në mungesë për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, në seancën e radhës, debate mes avokatit të ish-zyrtarit të lartë dhe prokurorit të SPAK. Në seancë të pranishëm edhe të dëmtuarit nga vepra penale, anëtarët e familjes Myderizi. Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, paraqet kërkesat për prova në lidhje me çështjen e Buka sh.a. Ahmetaj dyshohet për veprën penale shpërdorim detyre. Avokati: Jam i autorizuar prej tij që të them se ai nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe se akuza është politike. Ne kërkojmë të pyetet me videokonferencë Arben Ahmetaj, ne kërkojmë të merren prova shkresore, të pyeten ekspertët që kanë bërë akt-ekspertimin teknik dhe kontabël. Të kërkojmë të pyeten si dëshmitarë Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave, e ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave,...