Gjyqi ndaj kryebashkiakut Veliaj/ Avokati Ndreca: Prokuroria s’i ka dorëzuar aktet sipas procedurës
Pak pasi u legjitimua nga GJKKO si avokat i kryebashkiakut Erion Veliaj, i pandehur në dosjen e SPAK me 29 persona të tjerë nën akuzë, avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i PS, dha një deklaratë sot në dalje të godinës së drejtësisë. Ai tha se kryebashkiakut në shkelje të procedurës i janë dërguar aktet në qeli dhe sot e kësaj dite nuk janë marrë sipas procedurës. Kjo sagë sipas tij u krijua nga SPAK dhe ende nuk është zgjidhur, teksa kërkoi edhe të zbardhet inventari nëse ekziston. Ai theksoi se kryebashkiaku ende nuk i ka marrë këto akte sipas ligjit, në dhomën e dorëzimit dhe jo në qeli, e për më tepër ia kanë dërguar pa u asistuar nga avokati mbrojtës. “Ia kanë çuar aktet në...
Burimi:
ntv.al