Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike
Duke reaguar ndaj kërkesave për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu deklaroi se revolta publike buron nga nevoja që drejtësia ndërkombëtare të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme. Ai theksoi se paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave po përdoren për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërkohë që krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara, duke minuar besimin në institucionet e drejtësisë dhe stabilitetin e rajonit. “Revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi buron nga kërkesa që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme. Paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë kthyer...
Burimi:
javanews.al