Gjykata Kushtetuese rrëzon PS: Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të paligjshme

Gjykata Kushtetuese rrëzon PS: Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të paligjshme

Gjykata Kushtetuese me unanimitet ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe ka shpallur të paligjshme ndryshimet në rregulloren e kuvendit të miratuara në shtatorin e vitit të kaluar. Këto ndryshime në rregullore kanë të bëjnë me shtimin e komisioneve, nga 8 që ka pasur parlamenti në 11 komisione, dhe sipas gjykatës procedura që ka ndjekur parlamenti në këtë rast është në shkelje të Kushtetutës. “Gjykata vlerësoi se duhet vendosur shfuqizimi i vendimit nr. 5 për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi.” Kushtetuesja urdhëroi parlamentin të korrigjojë gabimin dhe të miratojë rritjen...