Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet e PS në Rregulloren e Kuvendit, e akuzon se shkeli procedurat dhe i lë afat 30…

Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet e PS në Rregulloren e Kuvendit, e akuzon se shkeli procedurat dhe i lë afat 30…

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar skemën e kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit që i hapi rrugë shtimit të numrit të komisioneve parlamentare. Në shtator të vitit 2025, Partia Socialiste vendosi të shtojë numrin e komisioneve parlamentare nga 8 në 11, teksa dhe disa prej komisioneve të vjetra u ridimensionuan. Por PD e ankimoi ndryshimin e Rregullores në Kushtetuese. Sipas saj, Rregullorja e Kuvendit u ndryshua në dy mbledhje të Parlamentit, të cilat u zhvilluan brenda të njëjtës ditë, ndërkohë që Kushtetuta parashikon se një ligj, edhe kur futet me procedurë të përshpejtuar, nuk mund të miratohet pa kaluar 7 ditë. Sipas PD-së, miratimi brenda një kohe kaq të shkurtër i ndryshimeve në Rregullore cenon të drejtën e deputetëve të opozitës për t’u...