Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e SPAK për lirimin e Lefter Kokës, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjyqtarja Tereza Merkaj rrëzoi ankimin e prokurorit të SPAK Dritan Prençi, i cili kërkonte rikthimin e ish-ministrit të Mjedisit në qeli. Me këtë vendim Lefter Koka do të vazhdojë të qëndrojë i lirë. Koka la qelinë në dhjetor të vitit të kaluar pas konstatimit të humbjes së fuqisë së paraburgimit lidhur me masën për inceneratorin e Fierit. Për dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për dënimin për incenerarorin e Tiranës e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit. Për inceneratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO...