Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, që do të thotë se ish-presidenti mbetet në paraburgim. Ai kërkonte heqjen e masës së sigurisë, duke arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për ta mbajtur në qelitë e paraburgimit, por pretendimet e ish kreut të shtetit nuk u morën në konsideratë nga gjykata supreme. Ndërkohë Gjykata e Posaçme përmbylli seancën paraprake për Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurit e tjerë dhe të mërkurën e ardhshme do të vendosë nëse e kalon ose jo për gjykim dosjen penale ndaj tyre. Ndaj Metës rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Burimi:
ntv.al