Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë, ka rrëzuar këtë të martë, 7 prill, rekursin e Argita Malltezit sa i përket sekuestrimit të pasurive. Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë ankimuar vazhdimisht sa i takon vendimit për sekuestrimin e 25 pasurive, prej 2 vitesh tanimë.Në vitin 2023, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi sekuestron preventive për 25 pasuri në emër të çiftit të bashkëshortëve, përfshirë apartamente, vila dhe tri kompani, ku Jamarbër Malltezi zotëron aksione të rëndësishme.– Shuma monetare të sekuestruara në disa llogari bankare në euro, lekë dhe dollarë amerikanë, në emër të Jamarbër Malltezit. – Apartament me sipërfaqe rreth 128 m², i ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë. – Bodrum me sipërfaqe rreth 18 m², në rrugën “Mustafa Matohiti”, Tiranë. –...