“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën ku kërkon përjashtimin nga Kuvendi për 60 ditë të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. PD e akuzon për sjellje të papranueshme dhe shkelje të rënda të etikës parlamentare gjatë seancës së djeshme parlamentare. Sipas demokratëve, Balla ka përdorur gjuhë fyese, kërcënuese dhe diskriminuese ndaj deputetes Elda Hoti, duke cenuar dinjitetin dhe sigurinë e saj. Demokratët pretendojnë se situata u tensionua në momentin kur Hoti kërkoi fjalën, duke kundërshtuar faktin se nuk po i jepej radha për të folur. Sipas tyre, në këtë moment Balla është ngritur dhe i është drejtuar me tone fyese dhe kërcënuese.Në kërkesë përmendet edhe një tjetër incident gjatë së njëjtës seancë, ku...
Burimi:
javanews.al