Gjokutaj: Korrupsion i përhapur deri tek Rama, hetimi pengohet nga pushteti dhe GJK

Gjokutaj: Korrupsion i përhapur deri tek Rama, hetimi pengohet nga pushteti dhe GJK

Genc Gjokutaj u shpreh se hetimet e fundit janë një “reaksion zinxhir” ndaj korrupsionit në pushtet, ku një dosje nxjerr të tjera, duke krijuar një efekt domino. Ai theksoi se nuk kemi të bëjmë me një krim ordiner, por me një korrupsion voluminoz që prek çdo qelizë të qeverisë, deri tek kryeministri, dhe që po përballet me pengesa të shumta procedurale dhe politike. Gjokutaj nënvizoi se hetimi ka një itinerar dhe objektiv të qartë, dhe çdo episod që del nuk bie në kundërshtim me të, por pasqyron rrjetin korruptiv të qeverisë. Ai kritikoi Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e çështjes së Belinda Ballukut, duke theksuar se vendimi nuk ishte i bazuar në ligj, por shërbeu si mesazh intimidues për sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë shqiptare. Qëllimi...